Vendosni fjalën kyçe....

“Djegie të rënda në trup”-Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e 4 të lënduarve në Velipojë


Spitali i Traumës ka reaguar në lidhje me situatën shëndetësore të 4 pacientëve të cilët morën djegie nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin në Velipojë.

Sipas deklaratës së spitalit katër pacientët kanë djegie të rënda në trup.

Ata janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi.

Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit.