Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Shpirti’, radari fikej për një orë për kalimin e drogës, gomonet ngarkoheshin në prani të policisë


Për të mundësuar kalimin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë pa u diktuar, bëhej fikja e radarit për rreth një orë.

Një prej bashkëpunëtorëve të drejtëisë ka treguar skemën si veprohej me radarët e Divjakës, Semanit në Fier e Sazanit në Vlorë. Për kalimin e drogës nëpërmjet tokës apo detit, çmimi që paguhej ishte i njëjtë, 15 mijë euro, shkruan Shqiptarja.

Sipas Marenglen Shushës, ‘Lani’ që është nofka e Ilirjan Duçellarit (Zaimit) kishte persona që ruann gomonen kur  kalonte në det a tokë.

Për të kaluar drogën nëpërmjet detit ishte i përfshirë oficeri i policisë së Drejtorisë së Kufirit në Vlorë, Festim Lelaj, i cili thirrej edhe me nofkën ‘Kokë lopa’ nga grupi i strukturuar. Dëshmitari Shusha rrëfen po kështu se Ilirjan Duçellari kishte edhe mbështetjen e zv.drejtorit të policisë së Vlorës, Ilirjan Balla.

Ngarkimi i drogës në gomone bëhej në praninë e dy punonjësve të policisë, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike për në Itali.

“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber.

Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.  Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës….” – ka rrëfyer i penduari i drejtësisë, Shusha.

Pjesë e dosjes ‘Shpirti’ janë prokurorë, zyrtarë policie, dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e përsona të tjerë. Ditët e fundit në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 28 persona.