Të tjera hollësi janë zbardhur mbi mënyrën sesi bëhet transporti i lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë si dhe roli i dy shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Bëhet fjalë për operacionin ‘Shpirti’ gjatë të cilit janë arrestuar 28 persona ditët e fundit mes të cilëve edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti e tre zyrtarë policie.
Dëshmitarët e penduar kanë rrëfyer njohjen me dy italianë të quajtur Silvio dhe Mimo dhe se mes datave 8 dhe 10 dhjetor u nisën në Shqipëri nga një port i vogël i San Giorgos
“Pasi mbërritëm në Shqipëri, lamë gomonen afër Shkumbinit. Në Shqipëri u takuam me një mik të Malton Lleshit që quhet Pingio dhe me një tjetër të quajtur Gusti e tjetri me emrin Hekuran, që erdhën të flisnin për punën e bombës e të lekëve që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti thanë që ishin truprojat e ministrit të brendshëm shqiptar me emrin Saimir Tahiri . Të tre thanë që kishin drogë për të dërguar në Itali dhe që për transportin e të cilës ne do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin.”
Dëshmitarët kanë treguar njohjen me dy shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri.
“Pingio, Gusti dhe Hekurani dhe tre katër djem erdhën nga Tirana ku kishim lënë gomonen. Erdhën me furgonat e ngarkuar me drogë. Ishin tre me targat e Tiranës. Ata na ngarkuan gomonen me marijuanë. Gjatë ngarkimit të gomones , Gusti dhe Hekurani kishin radiot e pistoleta, ata janë policë, por nuk ishin me veshje policie.” – thuhet në dëshmi, shkruan Shqiptarja.
“Unë kam parë dhe radiot dhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e policisë shqiptare. Me radio folën me kolegët e tyre policë duke i thënë që po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës dy apo tre të natës, jemi nisur nga Shqipëria dhe mbasi mbërritëm në Itali në datën 21 dhjetor u bllokuam nga Guardia Costiero, provova të merrja Shpëtim Shehin kur po arrija afër bregut, por ai nuk u përgjigj.” – vijon dëshmia e të penduarit të drejtësisë.
Në dosje del se personi me emrin Pingio rezulton të jetë Eltjon Bregasi, i cili rezultoi se ishte gjithashtu furnizuesi i sasisë së madhe të drogës.
Në një tjetër skenë dalin ish-truprojat e ish ministrit të Brendshëm. Ngarkesa sigurohet në zonën e Tepelenës dhe për truprojën e Tahirit e dëshmon i penduari për italianët.
“Bashkë me Pingion, e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një platancion në hapësirë që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dy- tre kilometyra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist I kultivimit dhe I rritjes siç na tha ai . Platancioni ishte I Hekuranit e Pingio komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita. Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë. “Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani , ata kanë marrë Pingion dhe I kanë thënë të rrinte i qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë.” – rrëfen dëshmitari.