Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë një ofiçinë makinash në Fushë-Prezë të Tiranës.
Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës.
Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema, ndërsa flakët po përparojnë drejt një servisi tjetër aty pranë.
Raportimet e para flasin për zjarrvënie të qëllimshme.