Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet në Kanada statuja e Mbretëreshës Elizabeth II, mes protestave për varret masive të fëmijëve në shkollat katolike


Protestuesit shembën disa statuja në Manitoba, Kanada, mes të cilave edhe një bust të Mbretëreshës Elizabeth II, gjatë një tubimi në Ditën e Kanadasë, duke shfrenuar zemërimin për zbulimin e varreve të pashënuara të nxënësve vendas të shkollës.

Aktivistët u mblodhën pranë parlamentit të vendosur në kryeqytetin e provincës, Winnipeg, për të protestuar duke rrëzuar një monument të Mbretëreshës Elizabeth II. Përveç Elizabeth, një statujë më e madhe e Mbretëreshës së ndjerë Victoria u shkatërrua gjithashtu e u ndot me bojë të kuqe ndërsa aktivistët brohorisnin.

Protestuesit, të cilët raportohet se ishin me qindra thërrisnin ‘Çdo fëmijë ka rëndësi’. Ngjarja u mbajt për të protestuar ndaj trashëgimisë së errët të sistemit autokton të shkollave me konvikt në Kanada, pasi mbetjet e qindra fëmijëve vendas u zbuluan në varre të pashënuar në javët e fundit.