UEFA po heton një ngjarje të ndodhur në stadiumin Olimpik në Baku, Azerbajxhan, pasi dy tifozë thuhet se konfiskuan një flamur me ngjyrat e ylberit LGBTQ, ndërsa Danimarka mundi Çekinë në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 të shtunën.
Incidenti i shtohet një serie ngjarjesh të ngjashme ditët e fundit që kanë të bëjnë me turneun europian të futbollit. Një mosmarrëveshje fillimisht u nxit nga Këshilli i Qytetit të Mynihut të cilit iu hodh poshtë leja për të ndezur stadiumin ‘Allianz Arena’ me ngjyrat LGBTQ, në protestë kundër një ligji të miratuar në Hungari mbi përhapjen e informacionit mbi homoseksualitetin tek të miturit.
Kjo u pasua nga historia e tifozëve holandezë, të cilëve iu hoqën flamujt LGBTQ ndërsa përpiqeshin të hynin në ‘Puskas Arena’ në Budapest, para se vendi i tyre të mposhtej nga Çekia fundjavën e kaluar.