Një shpërthim i disa bombolave në një hotel në Velipojë mëngjesin e sotëm kë lënduar rëndë anëtarët e familjes Gjoka.
Të dëmtuar janë: Alketa Gjoka 30 vjeç, Daniela Gjoka 18 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 11 vjeç.
Të lënduarit nga spitali i Shkodrës janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Mësohet se ata kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Shpërthimi duket të kenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithçka brenda është shkrumbuar. Fatmirësisht, Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e 5 bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.
Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj.