Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë pretendon se Kamala Harris po sabotohet nga brenda ndërsa stafi ankohet në media për ‘show’ brenda zyrës së saj


Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur zv. presidenten Kamala Harris nga raportet e mediave që japin hollësi  lidhur me mangësitë e saj të pretenduara administrative, pasi punonjësit anonimë vazhdojnë të ankohen për mosfunksionim në rritje brenda zyrës së saj.

Axios raportoi të premten se disa zyrtarë të administratës e shikonin zyrën e Harris si një ‘spektakël’ të menaxhuar keq, që i mungon disiplina dhe profesionalizmi i rrethit të ngushtë të presidentit Joe Biden.

Duke treguar faktin se zv.presidentja Harris tashmë ka humbur disa ndihmës të lartë, zyrtarët e Biden i thanë medias se Harris nuk ka marrëdhënie të forta me stafin e saj dhe ka marrë vazhdimisht këshilla të këqija nga ekipi i saj i komunikimit.

Problemet mund të kenë pasoja të mëdha. Nëse Biden zgjedh të mos kërkojë rizgjedhjen në 2024, Harris do të ishte kandidatja e supozuar Demokrate për president në SHBA. Një operativ demokrat i tha Axios se personat e brendshëm të partisë po pyesin nëse Harris do të ishte një zgjedhje e fortë për Zyrën Ovale.

Sidoqoftë, dyshimet në lidhje me aftësitë drejtuese të Harris janë hedhur poshtë nga zyrtarë të lartë. Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Ron Klain i tha Axios se presidenti ka besim të plotë te zv.presidentja.

Këshilltari i lartë i Biden, Cedric Richmond ishte në mënyrë të ngjashme përbuzës i thashethemeve, duke këmbëngulur se Haris kishte rënë viktimë e një ‘fushate thashethemesh të krijuar për ta sabotuar atë’.

Pyetjet në lidhje me aftësitë administrative të Harris dolën në qendër të vëmendjes pasi Politico publikoi një shkrim në fillim të kësaj jave duke pretenduar se mjedisi i punës në zyrën e saj ishte ‘i tensionuar dhe i turbullt’.

Media përmendi më shumë se 20 zyrtarë dhe bashkëpunëtorë aktualë dhe ish-bashkëpunëtorë të Biden e Harris, disa prej të cilëve fajësuan zv.presidenten për ‘moralin e ulët’ në zyrën e saj.