Vendosni fjalën kyçe....

S’ishte parë deri tani, lojtari i gris mbathjet kundërshtarit gjatë vrapimit ndërsa tifozët gajasen (Video)


Ylli i Anglisë në regbi, Ollie Lawrence, dhuroi një shfaqje ‘të pacipë’ në të gjitha kuptimet e fjalës, ndërsa vendi i tij fitoi ndaj SHBA-së në Twickenham në 4 korrik. Natyrisht, pamja është bërë virale dhe ka zbavitur fansat në internet.

Incidenti ndodhi rreth 15 minuta nga fundi i ndeshjes, me Anglinë që kishte mungesa të rëndësishme.

Jo vetëm për faktin se ishte ndeshja e parë e ekipit vendas që nga humbja ndaj Irlandës, por pasditja përfundoi duke qenë e paharrueshme për një çast që tashmë po bëhet viral në internet.

Duke dështuar të përmbajë lojtarin kundërshtar në një vrapim pas krahut, Mikey Teo kapi pantallonat e shkurtra të Laërence për të zbuluar shkurtimisht prapanicën e tij para një turme që u gajas.

Duke parë anën qesharake të gjërave, Lawrence u ngrit gjithashtu nga toka duke qeshur pasi përfundoi vrapimin e tij dhe e goditi Teo në dorë për të treguar respekt për përpjekjen e tij.