Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kibernetik detyron zinxhirin e supermarketeve suedeze të mbyllë mbi 800 dyqane


Një zinxhir i madh supermarketesh në Suedi është detyruar të mbyllë shumicën e dyqaneve të tij në të gjithë vendin pasi një sulm hakerash në degën e shërbimeve dixhitale theu regjistrat e saj të parave.

Zinxhiri ‘Coop Sweden’ u desh të pezullojë shumicën e rreth 800 dyqaneve që veprojnë në të gjithë vendin. Thuhet se vetëm dyqanet në Varmland, Oskarshamn, Tabergsdalen, Norrbotten dhe në ishullin Gotland nuk ishin të prekur.

“Kërkojmë ndjesë për situatën dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rihapur me shpejtësi.” – tha kompania në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Sulmi filloi të premten në mbrëmje dhe vazhdoi të shtunën, me një zëdhënës të kompanisë duke thënë për mediat suedeze se dyqanet ka të ngjarë të mbesin të mbyllura gjatë gjithë ditës.