Vendosni fjalën kyçe....

U dogjën nga shpërthimi i bombolave në Velipojë, Manastirliu viziton pacientët në spital


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar në spitalin e Traumës, nënën me tre fëmijët të cilët pësuan djegie në Velipojë nga shpërthimi i bombolave të gazit.

Manastirliu thotë se pavarësisht përpjekjeve maksimale të mjekëve situata mbetet tejet kritike.

Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë.

Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”-shkruan Ministrja.