Vendosni fjalën kyçe....

51-vjeçari në Bubq vret gruan me thikë, tenton të vrasë edhe veten


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bubq në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se një 51-vjeçar, Artan Ismalaj ka qëlluar me thikë gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Kjo e fundit si pasojë ka ndërruar jetën.

Më pas burri ka tentuar të vetëvritet duke e goditur veten me thikë në qafë.  Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.