Në Shqipëri është krijuar Koalicioni për Mbrojtjen e Familjes.
Personazhe të ndryshme publike në Shqipëri janë bërë pjesë e kësaj nisme e cila ende nuk ka shpallur se cila do jetë agjenda e saj konkrete.
Por që nga emërtimi që ka marrë duket se objektivi i saj do jetë mbrojtja e vlerave të familjes tradicionale.
Në vende të ndryshme të botës po futet agjenda që nëna dhe babai në literaturë apo emërtimin zyrtar të quhet prindi 1 apo prindi 2.
Deri më tani kanë shpallur se pjesë e këtij koalicioni do janë Pastori Akil Pano dhe pedagogu Erion Kristo. Gjithashtu krijimin e saj e ka shpërndarë edhe Avokati Altin Goxhaj.
Ata kanë bërë thirrje për mbështetjen e personave të cilët mendojnë se kauza e tyre është e drejtë.