Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për situatën me mbeturinat: E dënueshme, po prishin imazhin e vendit dhe turizmin


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar pas situatës mjedisore me mbetjet urbane të krijuar në disa qytete të vendit ku jo vetëm në Durrës, shihen pirgje që digjen dhe mbeturina që hidhen në vend jo të përshtatshme.

Presidenti Meta e cilëson të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht situatën në prag emergjence dhe kërkon reagimin e menjëhershëm të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse.

E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia.”- deklaron Presidenti Meta.