Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari, kompaninë që po ndërton ujësjellësin dhe ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi.
Ata kanë pohuar se punimet për ujësjellësin po bëhen në zonë të mbrojtur dhe se projekti do marrë gjithë ujin nga fshatarët duke lënë thatë tokat e tyre, gjë që do i sillte dëme të mëdha e të pariparueshme.
Prej disa javësh ata e kanë kundërshtuar projektin e janë përplasur me policinë e kompaninë ndërtuese duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.