Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: SPAK duhet të verë para drejtësisë që morën vendimin për prishjen e Teatrit


Deputetja e zgjedhur e PD-së Albana Vokshi deklaroi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se Prokuroria e Posaçme duhet që të hetojë personat që morën vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Vokshi tha se SPAK nuk ka reaguar akoma që të verë para drejtësisë personat që kanë ndërmarrë veprime për përfitime personale.

“Përderisa është shkaktuar një dëm i madh në paligjshmëri totale në pakushtetueshmërinë e vendimeve, atëherë dikush, disa, çdokush që ka qenë i përfshirë në këtë dëm të madh, duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, i kemi kërkuar SPAK, duhet të veprojë. Nga SPAK nuk ka asnjë reagim, asgjë nuk ka lëvizur. Nëse SPAK do kishte hetuar, dikush do kishte shkuar para drejtësisë. SPAK të reagojë dhe të çojë para drejtësisë këdo që ka ndërmarrë qëllimshëm për përfitime personale”-u shpreh Vokshi.