Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka finalizuar një operacion masiv në Kadastrën e Lushnjës.
Sipas televizionit “News 24”, policia dhe FNSH-të kanë zbarkuar në Kadastrën e këtij qyteti, ku kanë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe kryetarin e bashkisë, Fatos Tushen.
Ky i fundit akuzohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjës.
Detajet e këtij aksioni nuk dihen ende, ndërsa priten informacionet zyrtare në vijim nga SPAK.