Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja ku një 12 vjeçar i shpallur i humbur i cili banonte në Bathore në Tiranë dhe u gjet në Sarandë ka një prapavijë të trafikimit.
Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetase B.M 50-vjeç banuese në Sarandë.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. M, 50 vjeç, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit”-njofton policia.