Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon Orban: Bisedë e hapur për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe


Kreu i Shtetit gjatë vizitës së tij në Hungari është takuar edhe me kryeministrin Viktor Orban.

Meta thotë se biseda me Orban u përqendrua te çështjet me interes të përbashkët që sjell dobi në marrëdhëniet dypalëshe.

Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.

Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen”-shkruan Meta.