Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i presidentit të Haitit, policia vret katër të dyshuar


Katër persona të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moïse janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë.

Policia tha se dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar, ndërsa oficerët janë ende në luftë me disa të dyshuar të mbetur në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince.

“Ata do të vriten ose do të kapen.”- tha shefi i policisë, Leon Charles.

Presidenti Moïse, 53-vjeç, u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos kur disa persona të armatosur sulmuan shtëpinë e tyre të mërkurën herët.

Personat e paidentifikuar hynë në rezidencën private në Port-au-Prince të presidentit në 01:00 pas mesnate. Moïse u vra, por Zonja e Parë Martine Moïse mbijetoi dhe është dërguar me avion në Florida (SHBA) ku po merr trajtimin.

Ajo raportohet të jetë në një gjendje të qëndrueshme por kritike. “Katër mercenarë u vranë dhe dy u përgjuan nën kontrollin tonë.”- tha Charles në një deklaratë televizive të mërkurën vonë, citon BBC. “Tre policë që ishin marrë peng janë rikuperuar.”

“Ne i bllokuam të dyshuarit gjatë rrugës ndërsa ata po largoheshin nga vendi i krimit.”- shtoi ai. “Që atëherë, ne jemi duke luftuar me ta.”

Duke folur pas vrasjes, Kryeministri i përkohshëm Klod Jozef bëri thirrje për qetësi dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Gjendja e jashtëzakonshme, ose “gjendja e rrethimit“, ndalon tubimet dhe përdorimin e ushtrisë për rolet e policisë.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u dha ngushëllime popullit të Haitit për “vrasjen e tmerrshme”. Kryeministri britanik Boris Johnson ndërkohë, e quajti atë “një akt të neveritshëm” dhe gjithashtu bëri thirrje për qetësi.

Moïse u bë president i Haitit në vitin 2017, por në kohët e fundit u përball me protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Grushtet e shtetit, paqëndrueshmëria politike, dhuna e përhapur në banda dhe katastrofat natyrore kanë pllakosur vendin për dekada dhe e kanë bërë atë vendin më të varfër në të dy Amerikat.