Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Zuma dorëzohet në polici e shkon në burg, u dënua pasi shpërfilli urdhrin e gjykatës


Policia e Afrikës së Jugut ka pohuar që ish-presidenti i vendit Jacob Zuma është dorëzuar vetë. I dënuar me 15 muaj burg për shpërfillje të gjykatës, kundërshtimi i tij fillestar shkaktoi një mosmarrëveshje që djali i tij tha se mund të kishte sjellë luftë civile.

Zuma ishte në paraburgim në polici të mërkurën vonë në mbrëmje, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Lirandzu Themba. Fondacioni JG Zuma e pohoi këtë në një postim në Tëitter pak para mesnatës, duke thënë se Zuma ‘ka vendosur të veprojë në përputhje me urdhrin e burgimit’.

Më 29 qershor, Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut urdhëroi që Zuma të dorëzohej në polici brenda pesë ditësh për të vuajtur një dënim me burg 15 muaj për shpërfillje të gjykatës. Politikani Zulu kishte refuzuar të paraqitej para një komisioni dhe t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me përfshirjen e tij të dyshuar në korrupsion gjatë presidencës së tij, nga 2009 në 2018.

Mijëra mbështetës të Zumës u dyndën në qytetin e tij të lindjes Nkandla, disa të armatosur, duke u zotuar të mos e dorëzonin atë. Edëardy Zuma, një nga shumë fëmijët e tij, madje shkroi në Twitter se vendi mund të përballej me Luftë Civile dhe se duhet të vrisnin m parë atë nëse donin ta arrestonin.

Mbështetësit e ish-presidentit akuzuan gjykatën për politizim, ndërsa kritikët argumentuan se vendimi provoi se askush nuk ishte mbi ligjin. Zuma ende nuk ka thënë se çfarë mund ta ketë motivuar atë të dorëzohej, por udhëheqja e kombit Zulu zyrtarisht u distancua nga ai dhe tha që regjimentet Zulu që u paraqitën në Nkandla po sfidonin urdhrat.

Zuma është presidenti i parë i Afrikës së Jugut që u burgos që nga heqja e aparteidit në 1994.