Policia ka bërë të mundur goditjen e një bande grabitësish që vepronte në zonën e Sarandës.
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjetër janë shpallur në kërkim.
Mësohet se koka e bandës është pronar hoteli në Ksamil. Vangjel Pella pronar i hotel “Marilena” në Ksamil është kapur në cilësinë e kreut të grupit që kryente grabitje ku në përbërje të saj ishin edhe 3 shtetas nga Kosova.
Pella gjithashtu rezulton të jetë dënuar edhe për veprën penale të veprimeve të turpshme me të mitura.
I arrestuar është edhe shtetasi Hilë Memehaj nga Gjakova. Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetasit Getoar Mulliqaj dhe shtetasi Nderim Ndrecaj të dy nga Kosova.
Të gjithë shtetasit janë me precedentë të mëparshëm penale.
Sipas policisë kjo bandë është konsideruar një ndër më të rrezikshmeve për grabitje.