Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet në burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, caktohet masa edhe për 10 të tjerët


Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe gjashtë të arrestuar do qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ndërsa ndaj katër të arrestuarve, gjykata ka caktuar masën arrest në shtëpi. Vendimi është marrë para pak çastesh nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit pas një seance maratonë.

Masa arrest në burg është caktuar për shtetasit: Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku ndësa masa arrest në shtëpi është caktuar për shtetasit Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni.

Ata u arrestuan pak ditë më parë me urdhër të SPAK pasi akuzohen për korrupsion lidhur me një tender me vlerë 24 milionë lekë për një kanal vaditës.