Vendosni fjalën kyçe....

Milani blen përfundimisht Sandro Tonalin


Milani ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Sandro Tonalit, pas një sezoni huazim nga Brescia.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi në faqen zyrtare.

Milan konfirmon se 21-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026, që do të paguajë 7 milionë, plus 3 të tjerë në formë bonusesh në të ardhmen.

Klubi nga “San Siro” ka paguar edhe 5 milionë euro në verën e shkuar, që e mori në formë huazimi me të drejtën e blerjes këtë verë.