Mjekët janë bashkuar protestë përpara spitalit të Traumës, për të kundërshtuar arrestimin e kolegëve të tyre për korrepsion.
Sipas tyre, arrestimi i dy mjekëve nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin e ryshfetit. Ai kujton edhe një deklaratë të para disa viteve të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej se problemi nuk qëndronte tek individi por tek systemi.
Mjeku kërkoi një reformë të thellë në sistem, duke e konsideruar autonominë spitalore si të vetmin mjet për ta realizuar këtë.
“Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi. Nëse ju kujtohet, kryeministri ynë ka thënë se nëse ne sjellim edhe një gjerman, me këtë sistem ai do të korruptohet. Pra, unë jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Nuk është zgjidhje arrestimi i para disa viteve më parë i një profesori tek Nënë Tereza, arrestimi disa muaj më parë i një tjetër profesori dhe së fundmi kolegëve tanë. U arrestuan ata. U zgjidh problemi? Nuk është bërë asgjë. A vazhdon dhe jepet sot bakshish nëpër spitale? Absolutisht po. Pra duhet që të zgjidhet ky problem.
Duhet një reform e thellë, jo një reform partiake por një reformë e mirëfilltë shëndetësore. Dhe zgjidhja që ka propozuar kryeministri është autonomia spitalore si i vetmi mjet për ta zgjidhur këtë problem.
Absolutisht jo, ne presim. Ju keni dëgjuar që fillimisht do të aplikohet në spitalin Memorial Rajonal në Fier si projekt pilot dhe pastaj do të fillojë të aplikohet. Unë do thoja nuk ka nevojë të pilotohet, bota e njeh me kohë këtë mënyrë zgjidhje.
Duhet autonomi spitalore dhe duhet zgjidhje në sistem. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vazhdojnë të japin. Mos harroni atë që ka thënë kryeministri, problemi është sistemi, jo individi.”– tha mjeku.