Kryeministri Edi Rama u ka dhënë Policisë së Shtetit 100 ditë afat për të zbatuar prioritetet dhe udhëzimet e tij, të dhëna në takimin e sotëm.
Rama tha se kanë 100 ditë kohë për të pastruar strukturat e Policisë nga efektivë të korruptuar dhe që prishin imazhin e të gjithë trupës.
“Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë. Asnjë ditë më shumë! Që qytetarët të marrin ffrymë shumë të lehtësuar duke e parë policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me një të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që dini t’i bëni mirë sepse për këtë arsye jeni zgjedhur.
Dhe kjo duhet bërë në respektin e vetes, në respektin e masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot e një një pjese që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe të shkojë para drejtësisë. Dhe në 100 ditë në çdo qark duhet të jepen shëmbuj të qartë që nuk ka pandëshkueshmëri në Policinë e Shtetit. Nuk mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, dhe ju nuk e keni problem as ti gjeni, as t’i kapni nga krahët dhe as t’i çoni përpara drejtësisë.
100 ditë, ky është një objektiv i palëvizzshëm në çdo qark. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, çakej që rrinë si të infilrtuar brenda trupës duhet të shkojnë përpara drejtësisë. 100 ditë! Shumë faleminderit.”– deklaroi Rama.