Vllaznia është mundur në sfidën e parë në kualifikueset e Conferencë League. Shkodranët u mposhtën 3-1 në transfertë nga boshnjakët e Shiroki Brijeg.
Stanic zhbllokoi sfidën për vendasit në minutën e 43-të. Kapiteni realizoi një penallti pas një gabimi të Gurishtas.
Në fillimin e pjesës së dytë është sërish Stanic që realizon, edhe kësaj here me penallti. Kësaj here është Krymi që shkakton 11-metërsh dhe mesfushori vendas nuk fal edhe për herë të dytë.
Boshnjakët në 71’ shënojnë edhe golin e tretë me Lukic.
Vllaznia gjen golin vetëm në shtesë me Çobën.
Ky ishte një rikthim pas 10 vitesh i Vllaznisë për të luajtur në arenën evropiane të futbollit.