Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Durrës, plagoset drejtuesi 20-vjeçar dhe 4 pasagjerët


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Durrës. Mësohet se një automjet tip “Opel”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Mjeti drejtohej nga një 20-vjeçar me inicialet E.K.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur 20-vjeçari që drejtonte makinën si dhe katër pasagjerët.

 “Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.