Vendosni fjalën kyçe....

Aleksandër Gjoka ndihet keq gjatë koncertit në Berat dhe përfundon në spital


Këngëtari Aleksandër Gjoka ka braktisur skenën pasi është ndjerë keq.

Mbrëmjen e kaluar Gjoka ishte i ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, porn ë një moment kur ka qenë duke kënduar është detyruar të braktisë skenën pasi është ndjerë keq.

Sipas “Report TV”, këngëtari ka pasur luhatje të tensionit gjatë këndimit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Këngëtari vuan nga problem të diabetit dhe tensionit. Pasi ai ka marrë mjekimin në spital gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe këngëtari është larguar për në shtëpi.

Në këtë koncert Gjoka ka qenë së bashku me dy këngëtarët e tjerë, Redon Makashi dhe Elton Deda.