Kryedemokrati Lulzim Basha reaguar pas takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, të cilët i paralajmëroi të mos përfshihen në veprime korruptive, sidomos lidhur me tenderimet pasi nuk do të kenë mbrojtje nga PS-ja.
Basha tha se Rama mund të bëjë “koka turku bedelët e tij”, por peshku qelbet nga koka.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!” – shkruan Basha, teksa publikon tabelën ku Shqipëria renditet e dyta për nivelin e ryshfetit.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama lajmëroi sot përjashtimin nga PS-ja të ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, pas arrestimit të këtij të fundit lidhur me akuzat për përfshirjen e tij në tenderime korruptive.