Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: Pse po i padis Facebook, Twitter e Youtube


Nga Donald Trump

Nëse Facebook, Twitter dhe YouTube mund të më censurojnë mua, ata mund t’ju censurojnë edhe juve – dhe më besoni, që po e bëjnë.

Një nga kërcënimet më të mëdha për demokracinë tonë sot është një grup i fuqishëm i korporatave Big Tech, që janë bashkuar me qeverinë për të censuruar fjalën e lirë të popullit amerikan. Kjo, jo vetëm që është e gabuar, po është antikushtetuese. Për të rivendosur fjalën e lirë për veten time dhe për çdo amerikan, unë po padis Big Tech në mënyrë që ata ta ndalojnë këtë gjë.

Mediat sociale janë bërë po aq qendrore për fjalën e lirë sa sallat e mbledhjeve të qytetit, gazetat dhe rrjetet televizive ishin në brezat e mëparshëm. Interneti është sheshi i ri publik. Në vitet e fundit, megjithatë, platformat Big Tech janë bërë gjithnjë e më të pacipa dhe të paturpshme në censurimin dhe diskriminimin e ideve, informacionit dhe njerëzve në mediat sociale – duke ndaluar përdoruesit, duke pezulluar organizata dhe duke bllokuar në mënyrë agresive rrjedhën e lirë të informacionit nga e cila varet demokracia jonë.

Gjigantët e Big Tech nuk po heqin më kërcënimet specifike të dhunës. Ata po manipulojnë dhe kontrollojnë vetë debatin politik. Merrni parasysh përmbajtjen që ishte censuruar vitin e kaluar. Kompanitë Big Tech ndaluan përdoruesit nga platformat e tyre për botimin e provave që treguan se koronavirusi doli nga një laborator kinez, gjë që edhe media e korporatave tani pranon se mund të jetë e vërtetë.

Në mes të një pandemie, Big Tech censuroi mjekët nga diskutimi i trajtimeve të mundshme të tilla si hidroksiklorokina, për të cilën studimet kanë treguar tani se funksionon për të lehtësuar simptomat e Covid-19. Në javë përpara zgjedhjeve presidenciale, platformat ndaluan New York Post – gazetën më e vjetër e Amerikës – për botimin e një historie kritike ndaj familjes së Joe Biden, një histori që fushata e Biden as nuk e kundërshtoi.

Ndoshta në mënyrë më të egër, në javët pas zgjedhjeve, Big Tech bllokoi llogaritë e mediave sociale të presidentit në detyrë. Nëse ata mund ta bëjnë atë kundër meje, ata mund ta bëjnë atë edhe kundër jush – dhe më besoni, ata janë duke e bërë.

Jennifer Horton, një mësuese në Michigan, u ndalua nga Facebook për ndarjen e një artikulli duke pyetur nëse maskat e detyrueshme për fëmijët e vegjël janë të shëndetshme. Më vonë, kur vëllai i saj u zhduk, ajo nuk ishte në gjendje të përdorte Facebook për të përhapur lajmin.

Mjekja e Kolorados, Kelly Victory, u zhgënjye nga YouTube pasi bëri një video për kishën e saj duke shpjeguar se si të mbaheshin shërbimet në mënyrë të sigurt. Kiyan Michael nga Florida dhe burri i saj, Bobby, humbën djalin e tyre 21-vjeçar në një përplasje fatale të shkaktuar nga një i huaj i paligjshëm dy herë i dëbuar. Facebook i censuroi ata pasi postuan lidhur me sigurinë e kufirit dhe zbatimin e politikave të emigracionit.

Ndërkohë, propaganduesit kinezë dhe diktatori iranian hedhin kërcënime dhe gënjeshtra që mbjellin urrejtje në këto platforma pa u ndëshkuar.

Ky sulm flagrant ndaj fjalës së lirë po i bën dëm vendit tonë. Kjo është arsyeja pse në bashkëpunim me Institutin e Parë të Politikës së Amerikës, unë ngrita padi për të detyruar Big Tech të ndalojë censurimin e popullit amerikan. Paditë kërkojnë dëmshpërblim për të parandaluar një sjellje të tillë në të ardhmen dhe urdhra për rivendosjen e llogarive të mia.

Paditë tona argumentojnë se kompanitë Big Tech po përdoren për të vendosur censurë të paligjshme dhe jokushtetuese të qeverisë. Në 1996 Kongresi u përpoq të promovonte zgjerimin e përdorimit të internetit, duke zgjeruar mbrojtjen e përgjegjësive në platformat e internetit, duke pranuar se ato ishin pikërisht ato – platformat, jo publikuesit.

Ndryshe nga botuesit, kompani të tilla si Facebook dhe Tëitter nuk mund të mbajnë përgjegjësi ligjore për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre. Pa këtë imunitet, kompanitë e mediave sociale nuk mund të ekzistojnë.

Demokratët në Kongres po shfrytëzojnë këtë fuqi për të detyruar platformat në censurimin e kundërshtarëve të tyre politikë. Në vitet e fundit, të gjithë kemi shikuar Kongresin duke ccuar CEO-t e Big Tech përpara komisioneve të tyre dhe duke kërkuar që ata të censurojnë histori ‘të rreme’ dhe ‘dezinformim’ – etiketime të përcaktuara nga një ushtri e kontrolluesve të fakteve, besnikë të Partisë Demokratike. Siç demonstrojnë rastet e paditësve të tjerë Znj. Horton, Dr. Victory dhe familja Michael, në praktikë kjo do të thotë shtypje e fjalës që nuk u pëlqen atyre në pushtet.

Më tej, Big Tech dhe agjencitë qeveritare po koordinojnë në mënyrë aktive për të hequr përmbajtjen nga platformat sipas udhëzimeve të agjencive të tilla si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Big Tech dhe subjektet tradicionale të medias formuan Nismën e Lajmeve të Besuara, e cila në thelb merr udhëzime nga CDC në lidhje me informacionin që u nevojitet për të ‘luftuar’. Kompanitë e teknologjisë po zbatojnë urdhrat e qeverisë, duke bashkëpunuar për të censuruar idetë e pamiratuara.

Ky detyrim dhe koordinim është antikushtetues. Gjykata e Lartë ka vendosur që Kongresi nuk mund të përdorë aktorë privatë për të arritur atë që Kushtetuta vetë e ndalon ta bëjë. Në fakt, Big Tech është zëvendësuar në mënyrë të paligjshme si krahu i censurës i qeverisë amerikane. Kjo duhet t’iu alarmojë pa marrë parasysh bindjen tuaj politike. Është e papranueshme, e paligjshme dhe jo-amerikane.

Përmes këtyre proceseve gjyqësore, unë synoj të rivendos fjalën e lirë për të gjithë amerikanët – demokratët, republikanët dhe të pavarurit. Unë kurrë nuk do të pushoj së luftuari për të mbrojtur të drejtat kushtetuese dhe liritë e shenjta të popullit amerikan.

Donald Trump ishte presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e WSJ

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani