Vendosni fjalën kyçe....

EMA kërkon që rreziku i mundshëm i problemeve me zemrën të përmendet si efekt anësor i vaskinave Pfizer e Moderna


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka gjetur një lidhje që lidh vaksinat mARN, të tilla si Pfizer dhe Moderna, me sëmundje të rralla të zemrës pas vaksinimit dhe ka rekomanduar që këto efekte anësore të renditen në kutitë shoqëruese të vaksinave.

EMA publikoi gjetjet e saj se ekziston rreziku i kushteve të inflamacionit të zemrës – miokarditit dhe perikarditit – pas bërjes së vaksinave mRNA anti-Covid duke bërë thirrje që efektet anësore të shënohen e të bëhen të ditura për publikun.

EMA kishte kryer një rishikim gjithëpërfshirës të 164 rasteve të miokarditit në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), së bashku me 157 raste të perikarditit pas përdorimit të vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Sidoqoftë, sipas organit rregullator mjekësor, këto raste përfaqësojnë vetëm një numër të vogël, pasi rreth 200 milionë doza të këtyre dy vaksinave mARN janë bërë në të gjithë EEA që nga fundi i majit.

EMA nuk është e vetme në raportimin e rasteve të miokarditit dhe perikarditit, pasi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuluan se që nga prilli 2021 ka pasur mbi një mijë raste të raportuara të inflamacionit të zemrës pas vaksinave ARN. Këto raporte ishin më së shpeshti nga të rinjtë – me disa raste në adoleshentë nën moshën 16 vjeç.

Të dy gjendjet janë inflamacione të zemrës, me miokardit që prek muskulin dhe perikarditin që prek cipën e jashtme të organit. Simptomat janë zakonisht frymëmarrja me vështirësi, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje gjoksi.