Është mbyllur këtë të premte faza e korrigjimit të esesë dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
BKH sqaron në një njoftim për mediet se kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Intervistës, ndërsa do të njoftohen në vijim për vendin, datën dhe orën.
“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 09.07.2021, mbylli Fazën e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar dhe të skualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në foton më poshtë.
Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Intervistës. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Intervistës dhe udhëzime të hollësishme do tu behen të ditura në njoftim të më vonshëm, në ëebsite-in e BKH-së.”- thuhet në njoftimin e BKH-së.
Korrigjimi i Esesve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
BKH falenderon gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.