Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë, GJKKO cakton seancën për ish-ministrin Fatmir Mediu


Deputeti i PR, Fatmir Mediu, gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Mediu, during a meeting of the National Integration Council.

Caktohet data e seancës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas “News 24” seanca do të mbahet në dhomë këshilli më 27 korrik dhe gjyqtari i çështjes do të jetë Erjon Çela.

Kujtojmë se disa javë më parë, SPAK kërkoi rigjykimin e dosjes ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur. Kjo pas vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpalli mokompetencë për të çelur procesin për dosjen.

Sipas Gjykatatës së Lartë me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi, i takon GJKKO-së ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-ministrit.