Vendosni fjalën kyçe....

Kompania që po hetohet nga SPAK për kanalin vaditës në Lushnjë, fituese e 33 tenderave në 20 bashki


Një nga kompanië e hetuara nga SPAK lidhur me dosjen e kanalit vaditës në Lushnjë është Euro-Alb.

Administatori i saj, Bujari Murati, është një nga 10 persoat e arrestuar bashkë me ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe e disa zyrtarë të tjerë të adminisrtratës.

Sipas Open Data Albania, kompania në fjalë është fituese e mbi 33 kontratave me 20 bashki në vend. Ajo është gjithashtu fituese e dy objekteve arsimore që po ndëertohen pas tërmetit, një prej tyre i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në 3 vite kompania ka fituar më shumë se 900 milionë lekë në tendera, mes të cilëve 12 janë vlerësuar me ‘flamur të kuq’ me rrezik parregullsie e favorizim.

Administratori i kompanisë Euro-Alb, Bujar Murati, u la në arrest në burg nga gjykata në seancën maratonë të ditës së djeshme bashkë me ish-kryebashkiakun Tushe e disa zyrtarë të tjerë. Ata akuzohen për një tender me vlerë 24 milionë lekë të reja për një kanal vaditës në Lushnjë.