Rani, një lopë xhuxh 23 muajshe nga fshati Charigram në Bangladesh është bërë temë e qytetit dhe u vendos në qendër të vëmendjes në mediat sociale pasi u emërtua si lopa më e vogël në botë.
Pronari i saj, Hasan Howlader, menaxher i fermës Shikor Agro, e ka regjistruar në Rekordet Guinness, duke pretenduar se Rani, e cila është një lopë butaneze, është më e shkurtër se Manikyam, një gjedh i vogël e racës Vechur, nga shteti Kerala në Indi që tani për tani mban rekordin botëror Guinness si lopa më e vogël.
Sipas AFP, Rani është e gjatë 66 centimetra dhe peshon vetëm 26 kilogramë. Pronarët thonë se është 10 cm më e shkurtër se Manikyam.
“Njerëzit vijnë nga rrugë e gjatë pavarësisht bllokimit të Covid-19. Më shumë se 15,000 njerëz kanë ardhur për të parë Ranin tre ditët e fundit. Shumica duan të bëjnë selfie me Ranin.” – tha Howlader për AFP, duke shtuar se Rekordet Guinness do e marrin vendimin brenda tre muajsh.
Sajedul Islam, shefi veteriner i qeverisë për rajonin, tha se Rani është një produkt ‘i bashkimit gjenetik; dhe nuk kishte gjasa të bëhej më e madhe.