Vendosni fjalën kyçe....

Merret vendimi, Lojërat Olimpike të Tokios do zhvillohen pa tifozë


Tifozët nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios pas një rritjeje të infeksioneve Covid-19 në Japoni, me ministrin për Lojërat, Tamayo Marukawa, duke njoftuar se planet për të lejuar spektatorët janë hedhur poshtë vetëm dy javë para fillimit të veprimtarisë.

Presidenti i Tokyo 2020, Seiko Hashimoto, u kërkoi falje atyre që kanë prerë biletat dhe e përshkroi ndalimin e tifozëve si ‘keqardhje’, por shtoi se kjo bëhej në përpjekje për të shmangur një valë të re të infeksioneve mes një rritje të nxitur nga varianti shumë infektues Delta.

Kryeministri Yoshihide Suga e përshkroi masën si thelbësore, duke hequr dorë nga një marrëveshje e arritur në fund të muajit të kaluar që do kishte mundësuar lejimin e rreth 50 përqind të tifozëve.

Kjo ide ishte bazuar në supozimin se përhapja e Covid do të lehtësohej nga një vaksinim i shumëpritur, gjë që nuk ka ndodhur në vendin aziatik.