Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim në Kryeministri të gjithë kryebashkiakët. Takimi do të nisë në orën 12:00.
Kjo vjen vetëm pak ditë pas arrestimit dhe shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet se ka abuzuar me tenderat publikë.
Gjykata vendosi dje që ish-kryebashkiaku i Lushnjës dhe gjashtë të arrestuar të tjerë të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.