Vendosni fjalën kyçe....

Pas çunave të Londrës, ulet për herë të parë në aeroportin e Kukësit avioni me pasagjerë nga Zyrihu


Ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’.

Ky është fluturimi i parë zyrtar që pas hapjes së aeroportit dhe mësohet se në vendin tonë kanë mbërritur 67 pasagjerë. Bileta me gjithë taksa për fluturimin nga Zyrihu në Kukës ka kushtuar 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të kushtojë 69 franga zviceriane. 

Herët mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama bëri një postim duke thënë se do të hapet “porta e dytë e qiellit të Shqipërisë” për fluturimet komerciale, siç e quan ai aeroportin e Kukësit.

 “Mirëmëngjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar ‘ZAYED-Flatrat e Veriut’, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë.”- shkruante Rama.

Kujtojmë se aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” u inaugurua më 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra. Ndërkohë është njoftuar se fluturimet normale nga ky aeroport do të nisni në 15 korrik.