Vendosni fjalën kyçe....

Pas kritikave të Ramës, Veliu shkarkon nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës


Pas takimit të sotëm me krerët e komisariateve, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkarkuar nga detyra shefin e Komisariatit të Sarandës, Syrja Bello.

Sipas televizionit “News 24”, në vend të Bellos është emëruar Klodian Kondi.

Shkarkimi i shefit të Komisariatit të Sarandës vjen një ditë pas kritikave të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e Policisë, Rama kujtoi atentatin e ndodhur në Sarandë, ku gjatë një sulmi me armë mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Rama tha se për këtë rast duhet të kishte vepruar policia, por u shpreh se pronarët e këtyre lokaleve që sfidojnë ligjin dhe shtetin “i kanë kthyer shefat e komisariateve në tutorë të veprimtarisë së tyre dhe i tërheqin për hunde”.