Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan, në Maliq.
Sipas “Balkanweb” se një kamion tip IFA, i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga, duke u përmbysur, dhe për pasojë ka zënë poshtë një person, i cili ka ndërruar jetë. Viktima është nxjerrë nga banorë të fshatit, ndërsa forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje.
Viktima është Drejtori i Pyjores së Maliqit Marsel Nazifi, 38 vjeç. Ai ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.