Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron kryebashkiakët pas përjashtimit të Tushës: Mos u përzieni me prokurimet publike, mos luani me zjarrin


Pas përjashtimit të ish-kryebashkiakut të Lushnjës nga PS-ja, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar disa herë kryebashkiakët e tjerë gjatë takimit të sotëm në Kryeministri se do të përballen me drejtësinë të vetëm në rast se përzihen në afera korruptive.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi kryebashkiakëve t’i vënë gishtin kokës dhe të kuptojnë se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë.

Ai i sugjeron ata të “mos luajnë me zjarrin”.

 “Të gjithë pa përjashtim, troç, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni në mish e në shpirt se mandati i tretë kërkon një përkushtim të trefishtë ndaj popullit, seriozitet të trefishtë dhe ndërgjegjësim të trefishtë për nivelin e performancës së bashkive, agjencive e drejtorive.
Në mbrojtjen e territorit nga ndërtimet pa leje dhe korrupsionit në polici që e shoqëron si hije atë veprimtari kriminale si dhe luftën kundër ryshfetit të policëve në rrugë. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë, as unë nuk jam kujtuar vonë, as gjërat nuk janë njësoj siç ishin kur nisi ngritja e Policisë së shtetit nga gërmadhat.
Po të shohim majën ku duam të ngjitemi është absolutisht i pamjaftueshëm. Duke e mbyllur këtë parantezë, po kthehem tek arsyeja e parë, prokurimet publike. Kërkoj vëmendjen tuaj të plotë në këtë aspekt dhe uroj në reagimi ne tuaj të menjëhershëm dhe të pandërprerë deri në fund të mandatit për të garantuar, cilësi, transparencë. Nuk po i hyj fakteve e shifrave se sa është përmirësuar sistemit të prokurimeve publike, por duke qenë se pakënaqësia është një konstante e punës së përditshme me veten, me ju, me qeverinë, me të gjitha institucionet dhe për prokurimet publike kam kërkuar përmirësim.
Sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimet publike. Përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator. Paketa e re synon të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, qoftë autoriteteve kontraktore, qoftë operatorë ekonomikë. Ju ftoj të merrni sa më shpejt në laps ta studioni këtë paketë dhe të kërkoni nga strukturat tuaja për prokurimin të bëjnë të njëjtën gjë. Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni me procesin e prokurimeve publik, të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujto prej jush ose kujtdo qoftë që do luajë me zjarrin.”-
deklaroi Rama.