Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy personave në Durrës, ndërhyn policia: Njëri ishte me armë


Dy persona janë përfshirë në një konflikt në zonën e plazhit në Durrës, një konflikt që mund të përshkallëzonte me përdorimin e armës së zjarrit.

Sikurse informojnë uniformat blu, një person me inicialet L. B., po kanoste me armë zjarri shtetasin me inicialet R. H. Është e paqartë se përse dy personat ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas Policisë, 34 vjeçari nga Kavaja u cili posedonte armën, ishte i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe kishte precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi L. B., pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin L. B.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Në vijim të procedurave, shtetasi L. B., 34 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve) u procedua penalisht për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.”- thuhet në njoftimin e Policisë.