Vendosni fjalën kyçe....

“S’na mori leje” – Dua Lipa paditet nga paparacët pse publikoi foton e vetes në “Instagram”


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është paditur në gjykatë, vetëm pse ajo publikoi një foto të vetes së saj në “Instagram”. Problemi është se kjo foto ishte filmuar nga një paparac, ndërkohë që këngëtarja priste në radhë në një aeroport në vtin 2019. Kompania Integral Images pretendon se këngëtarja e shpërndau foton në Instagram për fansat e saj “pa leje ose autorizim”.

Sipas kompanisë, Dua Lipa përfitoi nga fotografia, pasi Instagrami funksionon si një mjet marketingu për muzikën e saj. Integral Images siç shkruan BBC, po kërkon dëmshpërblim prej 150,000 dollarësh  dhe ka kërkuar nisjen e një procesi gjyqësor.

Kompania po kërkon gjithashtu një urdhër që e pengon këngëtaren nga veprimet e mëtejshme të shkeljes, si dhe shpenzimet ligjore.

Lipa e postoi foton në llogarinë e saj në Instagram më 7 Shkurt të vitit 2019, rreth katër ditë pasi ishte realizuar.

Në foton e fshirë tashmë, këngëtarja shihet duke pritur në radhë, ndërsa shtrëngon në duar biletën e saj të linjës ajrore dhe pasaportën.