Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët vijojnë ofensivën duke pushtuar qytet pas qyteti ndërsa SHBA-ja është afër tërheqjes së plotë nga Afganistani


Talibanët kanë hyrë në qytetin perëndimor afgan të Qala-i-Naë, duke shënuar herën e parë që grupi militant ka sulmuar një kryeqytet të provincës që nga fillimi i një sulmi në shkallë të gjerë që përkon me largimin e SHBA-ve nga vendi.

Kryeqyteti i Badghis në Afganistan u bë vendi i luftimeve të ashpra ndërsa luftëtarët Talibanë thuhet se kapën selinë e policisë së qytetit dhe zyrat rajonale të agjensisë së spiunazhit të Afganistanit, Drejtorinë Kombëtare të Sigurisë.

Anëtarët e këshillit të provincës Badghis i thanë agjencisë së lajmeve AFP se disa zyrtarë të sigurisë ishin dorëzuar te Talibanët gjatë natës, por një kamp i ushtrisë në qytet nuk ishte braktisur ende dhe luftimet po vazhdonin.

Sulmi shënon herën e parë që Talibanët kanë vënë në shënjestër një kryeqendër provinciale që nga fillimi i një sulmi masiv që filloi ndërsa forcat amerikane filluan të tërhiqeshin nga Afganistani.

Në disa ditët e fundit, kryengritësit thuhet se kanë kapur më shumë se një duzinë rrethesh në të gjithë vendin. Në total, grupi tani pretendon të kontrollojë mbi 100 nga afro 400 rrethe të Afganistanit, edhe pse Kabuli e kundërshton këtë shifër.