Nëntë zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan sot për tenderin me vlerë 25 milionë euro të uniformave të policisë. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari.
Edhe pse gjithë vëmendjen ditën e sotme e mori operacioni në fjalë, disi në heshtje u la një hollësi që ka të bëjë pikërisht me atë që ndodhi sot.
Edlira Naqellari, drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme ëstë shkarkuar nga detyra tetë ditë më parë. Vendin e saj e zuri, një nga drejtueset e njërës prej njësive të agjencisë në fjalë, Nertila Mihali.
Naqellari ka qenë në postin që mbante deri para tetë ditësh në kohën kur janë bërë procedurat e tenderit të uniformave, që tashmë është pjesë e dosjes hetimore të SPAK.
Megjithatë lirimi i saj nga detyra pak ditë para nisjes së arrestimeve hedh hije dyshimi në SPAK, e ka sinjalizuar më herët Ministrinë e Brendshme për operacionin, duke bërë që kjo e fundit ta lirojë nga detyra.