Gjykata e Sarandës ka dhënë burg pa afat për grabitësit e Ksamil të kapur dy ditë më parë.
Policia arrestoi Hile Memehaj nga Gjakova dhe Vangell Pellan i cili u arrestua në cilësinë e kreut të grupit i cili është edhe pronar i hotel Marilena në Ksamil.
Ndërsa në kërkim u shpallën edhe Nderim Ndrecaj dhe Getoar Mulliqaj po nga Kosova.
Në videon më poshtë shihen teksa dy nga grabitësit duke ecur anës murit, të maskuar thyejnë edhe kamerën e sigurisë.