Vendosni fjalën kyçe....

Bereta Armani e karabinierëve italianë kushton më lirë se kapelja e Policisë së Shtetit


Bereta italiane e dizajnuar nga Giorgio Armani markë e cila njihet për veshje të kushtueshme, gjithsesi kushton më shumë se dyfish më lirë se kapelja e Policisë së Shtetit sipas cilësimeve në tenderin e Ministrisë së Brendshme.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka publikuar shkrimin e la Republicas të vitit 1998 e cila lajmëronte se beretat e karabinierëve do prodhoheshin nga Armani.

Kjo është kapelja e Komandantit të Përgjithshëm të Armës së Karabinierëve të Italisë. Që prej vitit 1988, dizajnohet ekskluzivisht nga Giorgio Armani, qëndiset me dorë dhe, duke qenë se pozicioni është unik, edhe kapelja është unike, ekskluzive. Kushton 135 euro!”-shkruan Strazimi.