Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi të shtunën se Bashkimi Evropian ka arritur qëllimin e tij për shpërndarjen e dozave të mjaftueshme të vaksinës Covid-19 në vendet anëtare për të vaksinuar plotësisht 70% të të rriturve.“Unë sot kam një lajm të mirë për qytetarët tanë evropianë. BE e ka mbajtur fjalën e saj duke shpërndarë mjaft vaksina për shtete anëtare për të qenë në gjendje të vaksinojnë plotësisht të paktën 70% të të rriturve.” – tha gjermania.
“Deri nesër, rreth 500 milionë doza vaksinash do të shpërndahen drejtpërdrejt në rajonet e Bashkimit Evropian.” – vazhdoi ajo, duke u mburrur se ‘fushata e vaksinimit është përshpejtuar jashtëzakonisht që nga fillimi i vitit’.