Ish-shefi i Shërbimet Sekret Izraelit Mossad, Yossi Cohen, i cili doli në pension pa javë më parë, do të vihet në krye të operacioneve në Izrael të SoftBank të miliarderit japonez Masayoshi Son, njoftoi të premten Israel Globes.
Sipas raportit, një nga arsyet për punësimin e Cohen është se, pavarësisht nga mungesa e përvojës së tij në investime, ai është një person i njohur dhe popullor në Izrael.
Për më tepër, Cohen thuhet se ka lidhje me ekspertët izraelitë të sipërmarrjes dhe teknologjisë dhe mund të hapë dyert për ta në çdo korporatë, qeveri ose organ publik në çdo vend. Cohen thuhet se do të jetë përgjegjës për aktivitetet e SoftBank në Izrael, duke kërkuar firma për investime dhe duke ndihmuar ato kompani në gjetjen e tregjeve në mbarë botën, me fokus në Azi.
Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës do të bashkohet me ekipin e SoftBank në Evropë dhe Lindjen e Mesme, i cili drejtohet nga partneri administrues i SoftBank Vision Fund, Yanni Pipilis dhe është i vendosur në Londër.